Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se zonat e Gjirit të Lalzit dhe Koder Ishmi aktualisht janë pa energji elektrike për shkak të një dëmtimi në rrjet.

OSHEE po punon për rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit me energji elektrike.

Njoftimi i plotë:

Pershendetje. Njoftim për abonentët #Durrës

Për shkak të një defekti në segmentin magjistral Manzē-Shkafane të NST Manzë, ka mbetur prej 60 minutash pa energji një pjesë e zonës përfshi dhe Gjirin e Lalzit. Grupet e avarise së OSSH #Durrës janë në terren dhe po japin pjesë pjesë energji në të gjitha zonat e prekura nga ky defekt. Aktualisht janë pa energji zona e Gjirit të Lalzit dhe Kodêr Ishmi

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA