OSSH njofton se ka stakuar linjat 35kV Bogiq – Koplik dhe Bogiq – Shkodra 3, si pasojë e rënies së zjarrit në Bogiç, pranë N/Stacionit Koplik 220kV.
Si rrjedhojë, kanë mbetur pa energji n/stacionet Shkodra3, Vrakë, Dobraç, Vukpalaj, Koplik dhe Bajzë. Brigadat e likujdimit të avarisë Tensioni i Lartë po punojnë per eleminimin sa më të shpejtë të avarisë.
Pa energji elektrike kanë mbetur banorët e zonave:
Lagjet Kiras, fshatrat Lopcej, Dobraç, ndërmarrja e pularisë “Elvis”, Shtoi i ri, Shtoi i vjeter, Boriç, Bashkia Koplik, Qyteti Koplik, Policia, Bankat, Institucione shtetrore, N/prefektura, Shkrel, fshatrat Goraj, Katun Kastrati, Gradiskije, Ktosh Demiraj, Grudë fushë, Gruemirë cesme, Burgu i Recit, Kaldrun, Sterbeq, Jubicë Flake, Boric, Grill, Omaraj, Gruemirë, Linaj, Vorfe, Kullaj, Rrash, Hot, Kelmend, Stacioni Trenit, Dogana Hani Hotit, Fshatrat: Vukpalaj, Rrapsh, Tamare, Selce, Vermosh dhe Vukel.
Top Channel