Sot festa e Kurban Barjamit/ Besimtarët shqiptarë mbushën xhamitë dhe sheshet që në mëngjes

31/07/2020 12:11

Besimtarët myslimanë kremtojnë sot Kurban Bajramin, një nga dy festat islame më të rëndësishme, që simbolizon festën e flijimit, mesazhi i së cilës është sakrifica.

Falja e namazit u zhvillua jo në vendin e përhershëm në “Sheshin Skënderbej” por në sheshin e vogël pranë pazarit të ri duke respektuar masat anticovid, mbajtjen e maskave dhe respektimin e distancës.

Në xhaminë e Kokonozëve, kreu i komunitetit mysliman të Shqipërisë Bujar Spahiu dha urimin për këtë festë të shenjtë si dhe një këshillë për të kaluar së bashku situatën e pandemisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA