Mbytet një 18-vjeçar në lumin Drini i Zi
31/07/2020 16:41
Një tjetër person është mbytur në lumë ditën e sotme. Bëhet fjalë për një djalë të moshës 18-vjeçar i cili ka humbur jetën pasi është futur duke u larë në lumin Drin.
Trupi i pajetë është gjetur në afërsi të vendit të quajtur Selane. Viktima mendohet të jetë marrë nga rrjedha e lumit Drini i Zi.
Viktima është Edison Zuna, i cili ka qenë duke u larë me 3 shokë të tjerë.
Gjatë ditës së sotme një tjetër person u mbyt në lumin e Vjosës, teksa ishte futur për t’u larë. Sipas policisë viktima është A.B., 30 vjeç, banues në Gorishovë.
Top Channel