
Ndryshe nga Fitër Bajrami, për Kurban Bajram qytetarëve u janë lejuar vizitat mes vete.
Por, përkundër lirimit të masave, qyteti i Mitrovicës ishte i qetë gjatë mesditës me tejet pak qytetarë në rrugë.
Ata thonë se po preferojnë më tepër t’i evitojnë vizitat tek të afërmit edhe kësaj radhe.
E për ta mundësuar respektimin e masave mbrojtëse kundër përhapjes së coronavirusit, në rrugë dolën edhe policët.
Drejtori i stacionit qendror në Mitrovicë, Ahmet Xhosha tregon se nuk ka pasur ndonjë tendencë për faljen e Bajramit brenda xhamive, si dhe ka pasur numër të ulët të qytetarëve në rrugë.
Apel qytetarëve u është bërë edhe nga bashkësia islame si dhe udhëheqësit shtetëror për evitim të vizitave familjare si pasojë e rritjes së numrit të të infektuarve me covid 19.
Top Channel