Ditën e sotme me qindra besimtarë mysliman të rrethit të Bulqizës kanë festuar Kurban Bajramin ,që nisi me faljen e Namazit .Që prej orës 6 e 30 min besimtarët mysliman u mblodhën në sheshin para xhamisë për faljen e Namazit.

Riti i Falja u drejtua nga Myftiu i Bulqizës Sejdin Strazimiri i cili në fjalën e tij përpara besimtarëve tha se sot është një ditë e veçantë për gjithë vitin, dita ku të gjithë njerëzit duhet të respektojnë njeri tjetrin duke lënë mënjanë mëritë dhe idhnimet, dhe se Kurban Bajrami është dita e sakrificës,i sinqeritetit.

Ndërkohë Myftiu u shpreh se ne i nënshtrohemi vetëm urdhrit të Zotit dhe se myslimani i vërtetë nuk rrëmben pasurinë tjetrit ,nderin e bashkëjetesën. Kurbani tregon dashurinë që ka një prind për fëmijët e vetë, shokëve dhe të afërmve të tyre si dhe për gjithë shoqërinë tha në fjalën e tij Myftiu i Bulqizës.

Ndërkohë festa e Kurban Bajramit gjate ditës së djeshme dhe të sotme është festuar me madhështinë e duhur ceremonia e therjes së Kurban Bajramit.

Kështu që në trevën e Bulqizës pranë Teqeve gjatë mbasdites së djeshme janë grumbulluar me dhjetëra banorë besimtarë të moshave të ndryshme, për të marre pjesë në ceremoninë e therjes së kurbaneve, ceremoni festive tashmë e kthyer në traditë të përvitshme e spikatur me besimin Bektashi të rrethit të Bulqizës me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Pas ritit të therjes së kurbaneve nëpër kultet fetare ka nisur dhe shpërndarja e mishit të gjithë pjesëmarrësve që kishin marrë pjesë në këtë festë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta