Gara zgjedhore për drejtuesit në 12 universitetet publike përfundoi, ku kryesisht në detyrë janë rizgjedhur rektorët e mëparshëm, ndërsa ndryshime ka patur në universiteti bujqësor, universiteti “Fan Noli” në Korçë dhe Universiteti i Tiranës, ku janë zgjedhur rektor të rinj Dhimitër Bello në Universitetin Fan Noli, Fatbardh Sallaku te Bujqësori dhe Artan Hoxha te Universiteti i Tiranës.
Pas numërimit të votave, Komisionet zgjedhore kanë mbledhur materialet zgjedhore dhe po i përpunojnë ato për të vlerësuar ligjshmërinë e procesit zgjedhor.
“Brenda 48 orëve duhet ti dërgojmë emrat ministrisë së arsimit që monitoron rregullsitë e procesit dhe më pas 12 fituesit e universitetit publik ministrja ja kalon për dekretim presidentit”
Në Universitetin e Tiranës ku vëmendja ishte e shtuar, kandidati Artan Hoxha nga dekani i Fakultetit të Drejtësisë u zgjodh Me 348 vota rektor në garën kundër Pedagoges se fakultetit të shkencave të natyrës Mimoza Hafizit dhe pedagoges së ekonomikut Kozeta Sevranit, duke larguar nga detyra rektorin e mëparshëm Mynyr Konin. Sipas kryetares së komisionit zgjedhor të Universitetit të Tiranës , Majlinda Ketës rezultati është pranuar pasi nuk ka patur ankimime.
Asnjë prej 3 kandidatëve s’kanë bërë ankesë për parregullsi
Pjesëmarrja tejkaloi pritshmëritë në zgjedhjet e 30 korrikut, të shumë kontestuara për zhvillimin e tyre në kohë pandemi.
Dua të theksoj pjesëmarrjen e lartë të stafeve akademike dhe kritike ishte ajo e studentëve që e bën procesin anemik.
Top Channel