Java nis me mot të kthjellët, si parashikohen temperaturat këtë të hënë
Policia ka dhënë detaje lidhur me vrasjen në një lokal në qendër të Elbasanit të Florjan Lamçes, 40 vjeç. Ngjarja ndodhi rreth orës 4, mëngjesin e së enjtes, ku viktima së bashku me dy autorët, shok me njëri tjetrin, kanë qenë duke konsumuar alkool në një lokal, në qendër të qytetit.
Sokol Sanxhaktari, dhëndri i ish kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini, është vënë në pranga së bashku me Adriano Hajdarin, pasi ata dyshohen si autorët e vrasjes se 40 vjecarit Florjan Lamçe, njofton policia.
Pas kryerjes së veprimeve hetimore dhe marrjen e dëshmive të dy të dyshuarve, zyrtarisht policia e Elbasanit tha se të dy ata, dyshohet se 40 vjeçarin Lamçe, e kanë vrarë me dashje dhe në bashkëpunim me njëri tjetrin, akuzë më të cilën do të përballen përpara drejtësisë.
Sokol Sanxhaktari është i njohur në Elbasan për lidhjen e tij familjare me ish kryebashkiakun Qazim Sejdini. Dhëndri i ish kryebashkiakut është përfolur disa herë për lidhje me grupet kriminale që operojnë në këtë qytet.
Ndërsa, viktima Florjan Lamçja, rezulton një emër i njohur për drejtësinë. Ai është person i hetuar disa herë për ngjarjet nëEelbasan si dhe ka qenë i dënuar për akuzën e pengimi të zbardhjes së të vërtetës.
Njoftimi
Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, ku humbi jetën shtetasi F. L., 30 vjeç.
Vihen në pranga 2 shtetas, autorë të dyshuar për vrasjen e 30-vjeçarit.
Shërbimet e Policisë, pas njoftimit të marrë për ngjarjen e ndodhur rreth orës 04:00, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, Elbasan, ku shtetasit A. H., 42 vjeç, S. S., 34 vjeç dhe F. L., 30 vjeç, në gjendje të dehur ishin kofliktuar me njëri-tjetrin me sende të forta, për motive të dobëta dhe si pasojë e plagëve të marra shtetasi F. L., ndërroi jetë në spital, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta e profesionale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan u bë e mundur kapja e autorëve të dyshuar për vrasjen e 30-vjeçarit. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë Elbasan, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
A. H., 42 vjeç dhe S. S., 34 vjeç, banues në Elbasan.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi dyshohen për kryerjen e veprës penale “Vrasja me dashje”, e kryer në bashkëpunim”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e sotme, rreth orës 04:00, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, ku në bashkëpunim njëri-tjetrin, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë vrarë me sende të forta shtetasin F. L.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Vrasja me dashje” e kryer në bashkëpunim.
Top Channel