Shkarkohen 3 zv/ministre, Voda e Ministrisë së Brendshme, Caka e Drejtësisë dhe Çinari e Infrastrukturës

30/07/2020 01:23

Me firmën e zv/kryeministrit Erjon Brace u shkarkuan 3 zv/ministre.

Këshilli i Ministrave liroi nga detyra zv. ministren e Brendshme Rovena Voda, zv/ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Dorina Çinarin, si edhe zv/ministren e Drejtësisë, Fjoralba Caka, e cila gjatë paradites së të mërkurës njoftoi se kishte dhënë dorëheqjen.

Nuk ka detaje të tjera për shkarkimin e 3 zv/ministreve nga qeveria.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA