Mëhill Plepi nga fshati Bardhaj i Shkodrës ka konflikt me vëllain për banesën e tyre. Vëllai e ka nxjerrë nga shtëpia me forcë duke e dhunuar. Pas kësaj ngjarjeje qytetari i është drejtuar komisiaritit të policisë për të bërë denoncimin, por inspektori i zonës dhe opgj-ja jo vetëm që nuk kanë pranuar të marrin denoncimin e qytetarit, por e kanë fyer atë.
Mëhill Plepi ankohet në emisionin Fiks Fare dhe kërkon drejtësi ,pasi ai thotë se veç të tjerash opgj-ja Petrit Vuka e ka kërcënuar se do e fus në burg,dhe se banesa nuk është e tij, por e vëllait me të cilin ka degraduar konflikti në dhunë.
Sëbashku me gazetarët e Fiksit Z. Mëhill i drejtohet sërish komisariatit për të bërë denoncimin. Ai shkon takon opgj-në i cili jo vetëm që nuk i mban sërish denoncimin, por e akuzon se ai është në faj dhe se opgj ka bërë gabim që nuk e ka arrestuar në moentin e ndodhjes së ngjarjes. “Hëngra m.. unë që s’të arrestova që atë natë” shprehet Vuka . Më pas opgj e ofendon qytetarin duke e quajtur rrotë dhe i thotë se shtëpia nuk i përket atij, por të vëllait. Qytetari këmbëngul se është nxjerrë nga shtëpia dhe njëkohësisht dhunuar nga vëllai i tij ndaj do të bëj edhe denoncimin. Por oficeri Vuka nuk ia merr duke i thënë se ai është totalisht në gabim sepse nuk mund t’i mësojë atij ligjin të cilin ka 30 vjet që e zbaton.
Gazetarët e Fiksit shkojnë të takojnë opgj-në Petrit Vuka në lidhje me rastin. Gazetarët e pyesin se përse nuk ka mbajtur denoncimin e bërë nga qytetari Mëhill Plepi? Z. Vuka u përgjigjet gazetarëve se denoncuesi nuk e ka vënë në dijeni që është kërcënuar. Por kur gazetarët e vendosin përpara faktit që ai është xhiruar që ka qenë në dijeni për kërcënimin e qytetarit nga i vëllai, opgj këmbëngul se banesa nuk është e z.Mëhillit, por e vëllait të tij.Gazetarët e pyesin gjithashtu se përse ka ofenduar qytetari dhe ai e justifikon si moment dobësie kur qytetarët mundohen ta provokojnë.
Gazetarët kërkojnë t’i marrin një intervistë Opgj-së për këtë çështje, por ai ikën. Gazetarët e ndjekin duke i bërë disa pyetje , por opgj Petrit Vuka nuk përgjigjet dhe preferon të largohet. Më pas ai hynë në komisariat dhe u thotë rojeve që mos të lejojë gazetarët e Fiksit brënda ambienteve të komisariatit.
Top Channel