Kryeministri Edi Rama duke folur nga foltorja e Kuvendit është shprehur se nisma që do të miratohet sot ndo të përsos më shumë demokracinë dhe pluralizmin.
Sipas Ramës kush del kudër kësaj nisme, është vendosur në anën e keqe të historisë.
“ Të zhvillimit demokratik dhe të përsosjen së pluralizmit. Me këtë votë ne u japim mundësinë të zgjedhin partinë dhe deputetin që duan. Të dalësh kundër është të jesh në anën e gabuar e historisë. Dhe te tregosh se nuk beson tek populli yt dhe nuk e meriton besimin e tyre. Falë këtij parlamenti u bë reformë. Dua të falendroj miqtë, deputetët dhe partnerët në këtë nismë. Të gjithë miqve dhe partnerëve, uroj ta dëgjojnë këtë mesazh, nga foltorja e një parlamenti sovran, qeverie dhe një kryeministri që përfaqëson një shtet sovran. “ tha Rama.
Ndërkohë duke u bazuar në Komisionin e Venecias dhe në atë që parashikohet nga ndërkombëtarët për sistemet zgjedhore, Rama tha se nuk parashikohet një gjë e tillë dhe se politikanët duhet ta vendosin vetë mënyrën e zgjedhjeve,
“Cfarë thotë Venecia për sistemet zgjedhore: Shtete gëzojnë marsh të gjer vlerësimi për zgjedhjet politike. Ata nuk rekomandojnë sistem të veçantë dhe nuk ka standarde ndërkombëtare që rekomandojnë për shpërndarjen e mandateve. Ky është i gjithë grupi i organizmave që garantojnë votën e lirë. Prandaj miqtë dhe partnerët tanë, se ky është vendim i Republikës së Shqipërisë dhe e vendos vetë se cfarë bën me sistemin zgjedhorë. Nuk duhet ta ndajmë me askënd as me ambasadorën e SHBA. duke i respektuar maksimalisht. Por zot në vendin e tyre. Dhe nuk bëhen 30 vjet të tjera nëse nuk i themi gjëra sic janë. Nuk është përgjegjësia e ambasadorëve që ne prej 30 vjetësh kërkojmë në anglisht zgjidhjen e problemeve tona. Por kur dëgjoj ambasadoren e SHBA që do ti ndjekim a do mbajnë fjalën. Nuk më vjen mirë sinqerisht. Kjo është një arsye që kur merr përsipër të përfaqësojë popullin. “ tha Rama.
Top Channel