“Elbasani si Palermo!”/ Lleshaj: Do godasim fortë aty, do e shihni! Pa zhurmë dhe me sukses
30/07/2020 17:01
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në konferëncën e përbashkët më ministren e drejtësisë Etilda Gjonaj dhe kreun e SPAK Arben Kraja komentoi ngjarjet e fundit në Elbasan.
I pyetur nëse Elbasani po kthehet në Palermo ai tha:
Elbasani nuk është Palermo, kjo metaforë është e pavend. Por meqë e përmendet Palermo është qytet evropian. Është e këshillueshme të mos dalim në përfundime të shpejta sidomos për ngjarjet kriminale, por kjo s’do të thotë se mund ta etiketojmë një qytet pavarësisht ngjarjeve në 24orët e fundit.
Dua të them se pothuajse nuk ka ngjarje të pazbardhura në Elbasan, nuk e shoh aq zi sa ju, jemi përgatitur për të goditur fortë aty, dhe do jetë pa zhurmë por me sukses.
Top Channel