Qyteti i Elbasanit në vetëm 24 orët e fundit është tronditur nga dy vrasje. 23 vjeçari Regis Runaj, u ekzekutua mbrëmjen e së mërkurës me thikë në një rrugicë, ndërsa në mëngjes, në një lokal në qendër të Elbasanit, u vra Florjan Lamçja, 40 vjeç.
Ai ka qenë se bashku me dy shokë të tij duke konsumuar alkool në ambjentet e jashtme, Adriano Hajdarin dhe Sokol Sanxhaktarin. Më pas në gjendje të dehur ata janë konfliktuar me njëri tjetrin me shishe dhe mjete prerëse, ku për pasoj 40 vjecari Lamçja, ka marrë plagë të rënda dhe ka ndërruar jetë në spital, ndërsa Hajdari dhe Sanxhaktari, u shoqëruan nga policia me plagë më te lehta.
Ndaj tyre, pas kryerjes së veprimeve hetimore pritet të ngrihen edhe akuzat lidhur me ngjarjen.
Sokol Sanxhaktari është i njohur ne Elbasan për lidhjen e tij familjare me ish kryebashkiakun Qazim Sejdini. Dhëndri i ish kryebashkiakut është përfolur disa herë për lidhje me grupet kriminale që operojnë në këtë qytet.
Ndërsa, viktima Florjan Lamçja, rezulton një emër i njohur për drejtësinë. Ai është person i hetuar disa herë për ngjarjet në Elbasan si dhe ka qenë i dënuar për akuzën e pengimi të zbardhjes së të vërtetës.
Mbrëmja e së mërkurës regjistroi një tjetër viktimë, në Shijak. 65 vjeçari Fiqiri Calliku, u qëllua në tokën e tij nga një person ende i paidentifikuar . Pas plagëve të marra ai më pas ndërroi jetë në spitalin e Durrësit.
Top Channel