Një 65-vjeçar u vra natën e kaluar në Xhafzotaj të Shijakut, ndërsa i vëllai 63-vjeçar mbeti i plagosur.
Paraprakisht dyshohet se dy vëllezërit u goditën me mjet prerës gjatë një konflikti çasti me një person të tretë që po tentonte të vidhte misra në arën e tyre.
Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 23:05 të së mërkurës. Vëllezërit Fiqiri dhe Fadil Çalliku, përkatësisht 65 dhe 63 vjeç, kanë qenë në tokën e tyre kur janë përfshirë në konflikt dhe janë dëmtuar me mjet prerës gjatë tij. Fiqiri Çalliku 65 vjeç, ka marrë më shumë plagë dhe si pasojë e tyre ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës, ndërsa vëllai i tij ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ka shoqëruar disa persona, si dhe ka sekuestruar prova materiale në vendngjarje që të zbardhë ngjarjen dhe identifikojë dhe kapë autorin e saj.
Top Channel