Vrasja e 23 vjeçarit në Elbasan, policia identifikon viktimën
29/07/2020 23:39
Një 23 vjeçar është qëlluar me thikë në lagjen “Emin Matraxhiu”, në Elbasan, ku ndërroi jetë gjatë transportimit për në spital.
Pak minuta pas ngjarjes policia ka identifikuar viktimën. Ai është Regis Runaj, djali i një ish-punonjësi policie.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes me qëllim idetifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Top Channel