Botës digjitale shumë shpejt pritet t’i shtohet një program i ri, i cili kthen gjuhen e folur shqipe në atë të shkruar.
E ky është programi i cili po jetësohet nga Betim Drenica dhe ekipi i tij.

Betimi i cili për një kohë punoi si afarist në Amerikë, e she këtë si një mundësi të mirë për hapjen e gjuhës standarde shqipe ndaj botës.

Duke e ditur se transkriptimi i bashkëbisedimit mund të bëhet pa e prekur fare tastierën, atëherë ky program mund të jetë i aplikueshëm jo vetëm për nevoja të individëve por edhe institucionale, si për procesverbalet e seancave të kuvendeve komunale, parlamentare, seanca gjyqësore, e bisedat telefonike të hetuesisë.

Përveç gjuhës standarde, ekipi në një të ardhme planifikon që programi t’i njeh të gjitha dialektet dhe zhargonet e shqipes.

Megjithëkëtë, ky nuk është programi i vetëm digjital për shqipen.

Ata janë në realizim të një programi tjetër, që për detyrë do të ketë korrigjimin gramatikor të teksteve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA