Edhe 4 raste të reja me COVID-19 në Malishevë
26/07/2020 16:05
Bazuar në analizat e testeve për COVID-19, të bëra publike nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, nga Komuna e Malishevës 4 persona kanë rezultuar pozitivë.
Me këtë rast, nënkryetari i Malishevës, Hajdin Berisha, u ka bërë serish thirrje qytetarëve që të vazhdojnë t’i respektojnë rekomandimet e IKSHPK-së, për mbajtjen e maskave mbrojtëse, distancës sociale, higjienës dhe të shmangin grumbujt me njerëz, si mënyra e vetme e parandalimit të përhapjes së virusit.
Ndryshe, deri më tash në këtë komunë janë gjithsej 112 raste të konfirmuara, prej tyre 81 janë shëruar, 25 janë ende aktive dhe 6 me përfundim fatal.
Top Channel