Kush do të zgjidhet në krye të BKH-së? Renditja paraprake e katër kandidatëve, por mbledhja vijon sërish të hënën

23/07/2020 19:54

Lista e komisionit të përzgjedhjes është parë me rezerva gjatë një mbledhjeje të mbajtur nga ora 12 – 14.30 dhe për këtë shkak mbledhja është shtyrë sërish për të hënën në orën 14:00.

Siç bëjnë me dije burimet jozyrtare komisioni që i ka vlerësuar katër kandidatët ka skualifikuar disa prej tyre dhe për këtë shkak njëri nga pjesëmarrësit vëzhgues të misioneve të huaja ka kërkuar dhe sygjeruar, mos të veprohej me skualifikim por me renditje të katër kandidatëve.

Pavarësisht kësaj, burime të tjera të Top Channel-it pohojnë sërish, jo zyrtarisht se prokurorët kanë kryer një renditje paraprake dhe sipas burimeve në vendin e parë është Aida Hajnaj, për t’u pasuar nga zyrtarët e policisë, siç janë Ervin Hodaj, Artur Beu apo Idajet Faskaj.

Por gjithsesi për këtë mbledhje nuk ka një njoftim zyrtar nga SPAK dhe pse jo zyrtarisht shtohet se të hënën mbledhja vazhdon sërish pas rishqyrtimit edhe një herë të raporteve të vettingut. Komisioni përbëhet nga prokurorët Eneid Nakuci, Arben Kraja e Behar Dibra dhe katër vëzhgues të huaj.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA