Si do të bëhen testet te privati/ Agjencia e Barnave i jep lejen laboratorëve privatë që e mundësojnë

20/07/2020 15:15

Për të mësuar nëse më parë keni kaluar koronavirusin apo jo, tanimë do e keni mundësinë të kryeni testin serologjik edhe në laboratorë privatë.

Kundrejt një pagese që nuk do të vendoset nga Ministria e Shëndetësisë, por do të jetë në dorë të vetë institucioneve jo publike. Komiteti i Ekspertëve miratoi protokollin shëndetësor për mënyrën e funksionimit, megjithëse testi serologjik nuk tregon nëse je i prekur me covid-19 aktualisht.

U arrit liberalizimi i tregut edhe në Shqipëri për testet serologjike. Për të vërtetuar nëse keni qenë 3 javë më parë të prekur me Covid 19. Duhet aplikohet te agjencia e barnave dhe të ketë teste të certifikuara nga OBSH
Anëtarja e Komitetit te Ekspertëve, dr. Eugena Tomini tregon se testi serologjik nuk është diagnostikues dhe nuk shërben si dokumentacion për të udhëtuar jashtë Shqipërisë por po punohet për të finalizuar protokollin për kryerjen edhe të tamponëve te privati.

Ndërsa qytetarët shprehen optimist që po u jepet mundësia për këtë të drejtë. /Kristi Gongo/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA