Greqia rishqyrton masat antiCovid/ Njoftim për punëtorët sezonalë shqiptarë. Kush kthehet në Shqipëri para 4 gushtit…
20/07/2020 12:31
Qeveria greke ka rishqyrtuar masat për pandeminë, midis të cilave edhe ato që kanë të bëjnë me dy pikat kufitare të hyrjes nga Shqipëria, Kakavija dhe Kapshtica.
Kështu sipas zëdhënësit të qeverisë, prej datës 23 korrik, të gjithë shtetasit greke si dhe minoritarët që kanë lejen e homogjenit duhet edhe ata të plotësojnë formën përkatëse të hyrjes (passenger locator form). Këshillohen gjithashtu qytetarët grekë të shmangin vizitat në vendet e rënduara nga virusi.
Gjithashtu për punëtorët sezonalë shqiptarë që ndodhen në Greqi dhe largohen për në Shqipëri para katër gushtit, nuk do të kenë më të drejtë hyrjeje në Greqi deri në një urdhër të ri.
Top Channel