Ilustrim

Një ngjarje e rëndë është shënuar orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në Plazhin e Vjetër, Vlorë.

Sipas njoftimit paraprak të dhënë nga Policia thuhet se, një 75-vjeçar dyshohet të jetë mbytur në det, banues i Vlorës, i cili ka qenë duke bërë plazh i vetëm.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton mbi sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë:

Vlorë/Informacion Paraprak

Në orën 09:45, në lagjen “1 Maji” Vlorë, në Plazhin e Vjetër dyshohet se është mbytur në ujë shtetasi A.D., 75 vjeç, banues në Vlorë, i cili ka qenë duke bërë plazh vetëm.

Po kryhen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA