“Situata paraqitet serioze”/ Covid-19, Ministria e Shëndetësisë: Lutje qytetarëve, mos e ulin vigjilencën për asnjë moment

19/07/2020 16:14

“I drejtohemi me një lutje qytetarëve që të mos e ulin vigjilencën për asnjë moment, por të respektojnë masat e vendosura. Të ruajnë distancimin fizik, të vendosin maskën detyrimisht në ambientet e mbyllura dhe kudo ku nuk ruhet distance”, u shpreh Dr. Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik, gjatë një komunikate të përditshme për shtyp të Ministrisë së Shëndetësisë, sa i takon situatës së Covid-19 në vend.

“Bizneset duhet të zbatojnë protokollet e miratuara të sigurisë, për të ruajtur shëndetin e qytetarëve. Ministria e Shëndetësisë ju drejtohet të gjithë qytetarëve të konfirmuar pozitivë me Covid19 por që janë në kushte shtëpie, të respektojnë karantinimin e detyrueshëm, si dhe kushdo që është i dyshuar, duhet të qëndrojë i izoluar dhe të telefonojë 127 nëse ka shenja të sëmundjes”, tha Daja.

Më tej shtoi:

“Ministria e Shëndetësisë ju informon gjithashtu se: Bazuar në strategjinë e kontrollit të epidemisë në vend, e cila parashikon edhe përfshirjen e institucioneve jo-publike për rritjen e kapaciteteve për përballimin e situatës, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka miratuar protokollet për fillimin e testimeve serologjike edhe në strukturat jo-publike, me kushtin që të jenë të validuara. Vetëm testet serologjike të aprovuara nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Paisjeve Mjekësore do të lejohen të përdoren dhe të vlerësohen përsa i takon validimit dhe performancës nga Instituti i Shëndetit Publik.  Ndërkohë do te vijojë kryerja e testeve serologjike për personelin shëndetësor, dhe një kampionim i popullatës do të kryhet nga Instituti i Shëndetit Publik.”

Koronavirusi në Shqipëri/ Humb jetën një grua nga Shkodra, 82 raste të reja brenda 24 orëve të fundit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA