Procedohen 2 rojet e Agjencisë së Zonave të Mbrojtura/ Aty ku ata administronin u gjetën bimë narkotike

19/07/2020 18:51

Dy roje të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura në Poliçan, Skrapar janë proceduar penalisht pasi në zonën ku ata administronin u gjetën të kultivuara bimë narkotike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Poliçan, në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, me qëllim parandalimin, e kultivimit të bimëve narkotike, në përfundim të veprimeve të para hetimore të filluara në datë 17.07.2020 ku u shpall në kërkim shtetasi D.Sh dhe u proceduan penalisht kryeplaku fshatit dhe një shtetas tjetër, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Poliçan u proceduan penalisht dy rojet e ADZM Berat, që kishin në administrim zonën, shtetasit E.K dhe S.S, banues në Berat, pasi nuk kanë vënë në dijeni organet përkatëse për bimët narkotike.

Shërbimet e policisë do vijojnë punën për kapjen e autorit të dyshuar të shpallur në kërkim.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Po kështu, nga Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R.P, 32 vjeç, banues në Berat, (i dënuar më parë)

Arrestimi i tij u bë pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj prindërve të tij, duke i shkaktuar atyre dëmtime fizike. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA