Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.
Po ashtu 3 shtetas të tjerë janë prangosur për vepra të ndryshme penale. Njëri prej tyre është kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, një tjetër nuk i është bindur urdhërit të punonjësit së policisë për të bërë testin e alkoolit. Ndërsa, policia njofton se në pranga ka rënë edhe drejtuesi mjetit, 19-vjeçari që aksidentoi të miturin A.S., 7 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
Ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, arrestohet në flagrancë 28-vjeçari.
Arrestohen në flagrancë edhe 3 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit O.B., 28 vjeç, pasi në menyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :
•M.P., 31 vjeç, pasi në rrugën “Papa Gjon Pali”, është kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.82 mg/l.
•S.L., 19 vjeç, pasi ditën e djeshme aksidentoi fëmijen e mitur me iniciale A.S., 7 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
•V.M., 47 vjeç, pasi në rrugën “Sulejman Delvina”, nuk i është bindur urdhërit të punonjësit së policisë për të bërë testin e alkolit, pasi dyshohej se drejtonte mjetin nën efektin e alkolit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel