Banorët e këtij fshati nisën që burimet e ujit ti ndërtonin dhe të bëheshin krojet e para.

Emigrantët pavarësisht se ndodheshin larg sipas dokumenteve të kohës nuk u kursyen për të dhënë kontributin e tyre financiar për ndërtimin e krojeve të fshatit. Në kujtimet e Gaqo Stefanit gjendet një listë me emrat e krojeve të Dardhës pjesa më e madhe e të cilave ruhen edhe sot.

Në rrugët e fshatit mes banesave gjenden ende krojet e ngritura vite më parë që dëshmojnë kujdesin e treguar nga banorët, ndërtuar me kujdes e në secilin prej tyre emërtimet e veçanta. Sot fshati numëron 15 kroje që për banorët e fshatit ishin një element i rëndësishëm i përditshmërisë, ndërsa gjendeshin në çdo lagje.

Krojet e Dardhës janë një prej atraksioneve për turistët që nuk i mungojnë asnjëherë fshatit. Prej vitesh, Dardha është kthyer në një prej fshatrave më të frekuentuar turistikë, ndërsa banoret ofrojnë mikpritjen e tyre për turistët e vizitorët.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA