Anglia prej vitit 1998 është kthyer në një vend fshehje perfekt për shumë vrasës shqiptarë të dënuar në mungesë nga drejtësia shqiptare ose të larguar nga burgjet gjatë vitit të mbrapshtë 1997.
Tradita vazhdon, kësaj here nga shqiptarë të botës së krimit që kërkohen për trafik droge nga Italia.
Sipas medias angleze “Essexnewsandinvestigations” Top Channel raporton se, janë arrestuar në Angli për llogari të drejtësisë Italiane këta shtetas shqiptarë.
Mentor Shehu 46 vjeç, ish anëtar i bandës së Shijakut një organizatë e fuqishme narkotrafiku është prangosur në Qershor 2020 në Londër. Është e paqartë si ai fut në Angli dhe kërkoi azil. Shehu kundërshton procesin e ekstradimit dhe mbahet në burg.
Një tjetër shqiptarë Taulant Stocia, 33 vjeç pronar i Roma Milano Cafe në Walthamstow, në lindje të Londrës u arrestua në bazë të European Arrest Warrant (EAW) lëshuar nga Italia.
Ai akuzohet për trafik droge nga Holanda në Itali. Stocia po e zhvillon procesin e ekstradimit pas marrjes së lirisë me kusht kundrejt garancisë pasurore prej 20,000 stërlina.
Edhe 24 vjeçari Fation Arapi, i arrestuar në qytetin Peterborough këtë fillim viti kërkohet në Itali si anëtar i një grupi krimial që shiste Kokainë në Romë.
Top Channel