Tentoi të vetëdigjej para Kryeministrisë/ Reagon policia: Mbante një shishe benzinë në dorë dhe…

18/07/2020 16:23

Policia ka dhënë njoftim zyrtar për 39- vjeçarin i cili tentoi të vetëdigjet para kryeministrisë ditën e sotme në Tiranë.

Policia thotë se U.K, mbante një shishe benzinë në dorë dhe dyshohet se kërkonte të vetëdigjej.

Ai u shoqëruar menjëherë nga Forcat ‘’Shqiponja’’ dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 18.07.2020, tek bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, shtetasi U.K., 39 vjeç, mbante një shishe benzinë në dorë dhe dyshohet se kishte për qëllim të vetëdigjet. 39 vjeçari është shoqëruar nga Forcat e Posaçme “Shqiponja”. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA