“Fyerje që i bëhet si Krishterimit ashtu dhe Islamit”/ Kryepeshkopi Janullatos reagon sërish për Shën Sofinë

18/07/2020 16:02

Kryepeshkopi Anastas Janullatos ka reaguar sërish duke dënuar vendimin e Turqisë për ta kthyer kishën e Shën Sofisë në xhami. Ai e cilëson fyerje që i bëhet si Krishterimit ashtu dhe Islamit.

Ai e cilëson fyerje që i bëhet si Krishterimit ashtu dhe Islamit.

“Vendimi i pakthyeshëm i Turqisë rreth Shën Sofisë nuk është vetëm një lloj “xhihadi” (luftë e shenjtë) kulturor, veçanërisht sot kur çdo lloj xhihadisti dënohet ndërkombëtarisht nga të gjithë, por është një fyerje si ndaj Krishterimit ashtu dhe ndaj Islamit.

Bënë xhami kishën e mrekullueshme të Krishterimit të pandarë dhe po përpiqen të mbulojnë fytyrën e saj shumë të bukur dhe të zhvlerësojnë ikonat e mrekullueshme të saj, sytë e saj shprehës.

Për më tepër, po përurojnë edhe një lloj xhamie krejt të pazakontë për Islamin klasik, me ikona të krishtera të mbuluara, të cilat brenda “heshtjes elokuente” të tyre, nuk reshtin së dëshmuari të vërtetën e krishterë. Nuk e di nëse ka ndonjë vend islamik lutjeje të ngjashëm në botë.

Intrasigjenca e autoriteteve turke nënvizon atë që theksojmë gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit: Dhuna në emër të fesë dhunon shenjtërinë e vetë fesë. Dhe askush, sado i fuqishëm dhe i madh të mendojë se është, nuk ka të drejtë ta përbuzë këtë të vërtetë mbarënjerëzore” shkruan Janullatos.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA