SHKODËR  – Një 28-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Shkodrës për shkak se akuzohet për kultivim kanabisi.

I arrestuari është P. B. 28 vjeç , banues në fshatin Prekal, Shkodër, ku në tokën  kishte hapur dhe kishte kultivuar fidanët narkotikë.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë kontrollet e pandërprera të territorit  për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Kontrollet nga toka me grupe kontrolli dhe nga ajri me dronë e helikopter.

Finalizohet operacioni policor “Pult”

Si rezultat i konstatimit me dronë, kapet dhe arrestohet në flagrancë në tentativë  për kultivim të bimëve narkotike një 28 vjeçar

Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër pas informacioneve të marra në rrugë operative  dhe kontrollit të territorit me dronë, u bë lokalizimi i një shtetasi i cili në një zonë të pyllëzuar në njësinë administrative Pult, kishte hapur një sipërfaqje toke enkas për të kultivuar kanabis.

Mbi bazën e filmimeve dhe informacioneve u organizua operacioni policor i koduar “Pult”, në kuadër të të cilit  pas mbajtjes nën vëzhgim  u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë, i shtetasit P. B. 28 vjeç , banues në fshatin Prekal, Shkodër, në tokën që kishte hapur dhe kishte kultivuar fidanët narkotikë.

Kontrollet e territorit po vijojnë pa ndërprerje me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të kanabisit

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA