Veliaj dhe Rama i rindërtojnë shtëpinë kreut të PD së Farkës: Ju na shani, ne ndërtojmë për ju

17/07/2020 12:12

Në Farkë ka nisur puna për rindërtimin e banesave individuale pas tërmetit të 26 nëntorit.

Gjatë inspektimit të punimeve, kryeministri Edi Rama bashkë me kryebashkakun Erion Veliaj ishin edhe në familjen e madhe të kreut të PD-së, dega Farkë, ku katër kurora mbetën të pastreha nga tërmeti.

Por ashtu siç pati premtuar kryeministri dhe kryebashkiaku Veliaj, çdo kurorë do të ketë edhe një banesë të sajën personale. Gjatë bashkëbisedimit nuk munguan edhe batutat mes Ramës e Veliajt me kreun e PD.

Veliaj: Edhe pse keni qenë katër kurora në një shtëpi. Do merrni katër shtëpi. Çimi është dhe kryetar i Partisë Demokratike. Me Çimin në fushatë jemi përballë, kurse në tërmet jemi bashkë me ndërtuar.

Çimi: Demokracia kështu e ka

Rama: Demokracia ka dhe një gjë, ju na shani, ne i ndërtojmë për ju . Po s’na shatë ju ne nuk e mbledhim dot mendjen fort. Sa më shumë që na shani
ju, aq më shumë na motivoni kështu që nga një shtëpi, katër shtëpi. Koalicion shpish. Mos u ankoni se nuk lejohen koalicion, koalicionet lejohen. Të gjithë bashkë, por secili në çatinë e vet që të mos krijohet sherr brenda për brenda.

(Rama batuta për djalin vogël të shtëpisë)

Rama: Ky sa të bëhet 18 vjeç s’po pyet më për ustain, do votojë për Lalin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA