Për herë të parë pas 16 vitesh, opozita iraniane dhe muxhahedinët, e zhvilluan samitin e tyre vjetor, Online, për shkak të pandemisë së covid 19.
Me prezencë të figurave politike nga mbi 100 vende të botës , dhe rreth 30 mijë pjesëmarrësh virtual, fjalën kryesore e mbajti presidentja e këshillit të rezistencës iraniane, Marjam Raxhavi.
Nga kampi ashraf 3 në Manzë, ajo tha se ky samit është zëri i rezistencës 40 vjeçare të popullit liridashës Iranian:
“Angazhimi ynë i parë është se ne, populli i Iranit dhe Rezistenca Iraniane, do ta përmbysim regjimin klerikal dhe do ta rifitojmë Iranin. Angazhimi ynë i dytë është se ne, populli i Iranit dhe Rezistenca Iraniane, do të ndërtojmë një Iran të lirë e demokratik. Dhe angazhimi ynë i tretë është të mbetemi besnikë ndaj sovranitetit dhe votës së popullit tonë; të mos kërkojmë pushtetin me çdo kusht, por të themelojmë lirinë dhe drejtësinë me çdo kusht; të mos kthehemi kurrë më tek diktaturat e Shahut e të mullahëve. Siç e kanë vënë në dukje shumica e ligjvënësve të zgjedhur në Europë e SHBA, ne duam të themelojmë një Iran demokratik, laik dhe jo-bërthamor.”
Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ish kreu i bashkisë së New York-ut, Rudi Xhuliani, tha se regjimi Iranian është në buzë të greminës.
“Njerëzit e Iranit po jetojnë në presion dhe Tirani dhe u themi atyre që kjo mbledhje është për ta dhe se kanë mbështetjen e gjithë botës, deri në nivelet më të larta të qeverive. Ka shumë të ngjarë që ju do t’iu identifikojnë dhe t’iu thërrasin në burg, nëse kundërshti regjimin, ka gjasë që edhe të vriteni, por pavarësisht kësaj, protestat nuk po zvogëlohen por po zmadhohen gjithnjë e më shumë. Kam besim që Marjam Rajavi, do të transformojë jo vetëm Iranin, por edhe lindjen e mesme. Dhe një pjesë të madhe të botës. Është tragjedi që nuk është pranuar që ky regjim është në buzë të varri, veçanërisht me Covid19, që ka lejuar që mbi 70 mijë të vdesin pa asnjë lloj ndihmë”. /Andi Bora/
Top Channel