Zani Çaushi, ish kreu i bandës së Çoles në vitin 1997 është tërhequr nga kërkesa e tij për të fituar lirinë me kusht.
Gjykata e Korçës do të duhet të vendoste sot për fatin e Myrteza Caushit i cili po vuan dënimin e tij në Burgun e Drenovës por në momentin e fundit ai është tërhequr nga kërkesa e tij çka ka bërë që çështja të pushohet duke vendosur Deklarimin e papranueshëm të kërkesës.
Vete Zani ne seance ka kërkuar t’i njihet dinamika e gjykimit pasi ka bere 31 vite burg dhe jo 25 ndërsa menjëherë pas kësaj seance ai ka vijuar me një tjetër seancë për një masë disiplinore te vendosur ndaj tij.
Zani Çaushi në kërkesën e tij të depozituar në Gjykatën e Korçës, kërkoi liri duke pretenduar se ka kryer 25 vite dënim, ka sjellje të mirë, si edhe ka për t’u kujdesur për dy fëmijët e tij të mitur.
Top Channel