(Fotot) “Lazarati grek”/ Policia sekuestron plantacionin 13.800 rrënjë kanabis, arrestohen një burrë dhe një 25-vjeçare shqiptare

17/07/2020 18:52

Policia greke ka kryer një super operacion ,kundër kultivimit të lëndëve narkotike, duke shkatërruar një ndër plantacionet më të mëdha të mbjella ndonjëherë në vend.

Plot 13.800 rrënjë kanabis të lartësisë 1.6-2 metra, të gatshme për mbledhje dhe tregëtim. Në pranga janë vënë dy shtetas  shqiptarë, një mashkull 43 dhe  grua 25 vjeç, ndërsa në kërkim janë vënë edhe 4 persona të tjerë, 1 grek dhe 3 shtetas shqiptarë

Sipas policisë helene, trafikantët mundën të  mbjellin lëndën narkotike në një zonë të izoluar malore, në të cilën kishin instaluar pajisje tepër moderne për vaditje

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 10 km tubo, dy gjeneratorë për prodhimin e energjisë dhe vënien në funksion sistemet e vaditjes.

Policia greke thotë se i ka dhenë një goditje të fortë prodhimi të narkotikëve në territorin grek.

Që prej disa muajsh policia greke po monitoron nga toka dhe ajri zonat e izoluara në vend, si dhe përrenjtë dhe pyjet në disa zona të vendit, mbas informacioneve se trafikantët kanë zgjedhur ta prodhojnë në vend kanabisim dhe jo ta importojnë nga Shqipëria atë.

FOTO GALERI
1/25

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA