Dhunë ndaj gruas dhe kunatës/ Kapet një person në Lushnje, arrestohet një 57-vjeçar në Patos

17/07/2020 14:18

Një shtetas i shpallur në kërkim është kapur dhe ndaluar nga policia, si dhe një tjetër është arrestuar në flagrancë për dhunë në familje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim H. M., 53 vjeç, banues në Ballagat, Lushnje, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnje, me vendimin e datës 17.06.2020 e ka dënuar me 8 muaj burg për veprën penale “Dhunë në familje”.

Po kështu u arrestua në flagrancë shtetasi H. L., 57 vjeç, banues në Patos.

Prangosja e tij u bë pasi në fshatin Drenovë Fushë, Mallakastër, për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatës së tij, shtetases Sh. L., 48 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA