Komisioni Evropian ka miratuar një paketë prej 100 milion eurosh për të mbështetur përpjekjet e rehabilitimit dhe rindërtimit të Shqipërisë pas tërmetit të nëntorit 2019.
Ky financim është pjesë e zotimit të përgjithshëm të Komisionit Evropian prej 115 milion euro të bëra në Konferencën Ndërkombëtare të Donatorëve së bashku për Shqipërinë, në fillim të këtij viti.
Komisioneri i Zgjerimit , Olivér Várhelyi, tha: “Me miratimin e kësaj pakete financiare prej 100 milion eurosh, Bashkimi Evropian po realizon përkushtimin e tij për të ndihmuar Shqipërinë në përpjekjet e rindërtimit pas tërmetit, ashtu si ne gjithashtu jemi duke mbështetur vendin për të adresuar pasojat e krizës COVID-19. Ne kemi realizuar premtimin tonë për t’u qëndruar pranë qytetarëve të Shqipërisë dhe kemi rinovuar mbështetjen tonë për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj evropiane. ”
Programi i sapo miratuar do të përqendrohet në rehabilitimin dhe rindërtimin e objekteve arsimore, përfshirë mobiljet dhe pajisjet, për t’i lejuar fëmijët dhe të rinjtë të kthehen në shkollë me kushte dhe lehtësira më të mira. Ai do të bazohet në punimet e nisura tashmë nën programin ekzistues të rindërtimit 15 milion euro të financuara nga Komisioni Evropian. Programi i ri do të financojë më tej rehabilitimin e vendeve të dëmtuara të trashëgimisë kulturore, përfshirë monumentet, muzetë, bibliotekat dhe vendet arkeologjike, duke kontribuar në këtë mënyrë edhe në zhvillimin ekonomik lokal.
E gjithë ndërtimi do të ndjekë parimin “Ndërto më mirë”, duke zbatuar norma të qëndrueshme ndërtimi dhe të zvogëlojë rrezikun e ardhshëm, duke rindërtuar infrastrukturë dhe sisteme më të forta, më të sigurta dhe më rezistente ndaj katastrofave. Masa speciale gjithashtu do të sjellë përmirësime në efikasitetin e energjisë.
Top Channel