Ministria e Shëndetësisë nuk ka licensuar asnjë laborator privat për të bërë testet anticovid. Pavarësisht kësaj shumë laboratore kanë filluar t’i bëjnë këto teste në fshehtësi.

Bilanci i përkeqësuar në Shqipëri me humbje jetësh dhe rritjesh me raste të reja, ka shtuar kërkesën për të bërë sa më shumë tampone. Jo vetëm të afërm të personave pozitive por edhe ata që duan të udhëtojnë jashtë shtetit u kërkohet një analizë e orëve të fundit, nëse janë ose jo të prekur nga koronavirusi. E ndërsa ISHP gjurmon vetëm rastet e atyre që konfirmohen pozitiv, në privat janë mundësitë por nuk janë licensuar. Top Channel kontaktoi me një nga laboratorët që në mënyre ilegale jep shërbimin e testit serologjik.

Gazetarja: Kam nevojë të bëj testin serologjik. Kam një kompani timen, e di që ju e zhvilloni. Por si funksionon?

Depoja Farmaceutike: Kush ta dha numrin tim, as mu prezantove.

Gazetarja: Na e kanë kërkuar që tja bëjmë kompanisë. Mua ma njeh Ministria e Shëndetësisë këtë lloj testi?

Depoja Farmaceutike: Jo. Ministria e Shëndetësisë nuk njeh asnjë lloj testit përveç tamponit që bën vetë. Por nëse të duhet të shkosh jashtë shtetit doganat dhe kufijtë e njohin.

Gazetarja: Ky lloj testi ma tregon nëse jam pozitive ose negative me Covid 19?

Depoja Farmaceutike: Po e dashur. Duke qenë se është serologjik. Une do të çoj të gjithë informacionin. Nëse del zero, je negativ. Nëse del IGG tregon që je, në del IGM-ja tregon që e ke kaluar. Është si testi shtatëzanisë.

Gazetarja: Sa kushton?

Depoja Farmaceutike: Po neve e shesim 40 mijë lek pa tvsh, dhe pastaj plus tvsh 48.

Kjo depo farmaceutike, është e vetmja në Shqipëri.

Për sa kohë ministria e shëndetësisë nuk u përgjigjet kërkesave te qytetarëve, edhe pse në rrugë jo ligjore të vërtetën ata e mësojnë nga laboratorët dhe depot farmaceutike private. /Rudina Muco/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA