Një operacion po zhvillohet në Vlorë, ku Delta Force bashkë me forcat e Guardi di Finanza është në ndjekje të një gomone me dy persona brenda.
Prej tre orësh efektivët janë në ndjekje të mjetit tip gomone pasi ka të dyshuar brenda.
Raportohet se ndjekja ka vijuar nga zona e Zvërnecit-plazhi i vjetër për në Orikum, dhe tashmë në grykëderdhjen e Vjosës.
Në ndjekje përveç 5 gomoneve është dhe një helikopter.
Dyshimet e para janë se mjeti tip gomone që po ndiqet të ketë ardhur nga Italia në territorin e ujërave shqiptare.
Vlorë/Informacion paraprak
Shërbimeve Policore Vlorë, në orët e para të mëngjesit të sotëm janë vënë në ndjekie të një mjeti lundures të dyshimtë.
Konkretisht, Policia Kufitare Vlorë në bashkëpunim me shërbimet e DVP Vlorë, Delta Force, Roja Bregdetare Vlorë dhe Guardia di Finanza, që prej orës 07:00 të mëngjesit të sotëm, kanë pikasur një mjet lundures tip gomone, i cili kryente lëvizje të dyshimta në afërsi të ishullit të Sazanit.
Vijon kontrolli i zonës përreth me qëllim konstatimin dhe bllokimin e mjetit lundrues.
Top Channel