Në pjesën e fundit në Open në Top Channel u fol për situatën e pandemisë në vendin tonë. Me një lidhje Skype, foli në Open mjeku i njohur Pëllumb Pipero.

Pipero tha në Open se numri i rasteve ka ardhur për arsye të neglizhencës së qytetarëve, rritjes së numrit të testimeve dhe mos respektimi i protokollove.

“Mendoj rritja e numrit të testeve ka ardhur për arsye të neglizhencës, rritjes së numrit të testimeve dhe mos respektimi i protokolleve të caktuara. Me hapjen e vendit qytetarët menduan se virusi u largua duke mos respektuar masat”- tha Pipero.

Si paraqitet situata aktualisht?- e pyeti Eni Vasili.

“Situata është serioze. Serioze sepse kemi një numër të lartë infektimesh, kemi një numër të lartë të shtruar në spitalin Infektiv”- tha Pipero.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA