Zyrat e Gjendjes Civile në bashkinë Vlorë janë mbyllur për qytetarët, deri në datë 29 korrik 2020.
Shërbimet e këtyre zyrave në qytet do të jepen online përmes e-Albania deri në afatin e caktuar ose në zyrat e GJC në Novoselë dhe Qendër Vlorë, përcaktuar nga protokollet e mbrojtjes së shëndetit në të tilla raste.
Shkak për këtë mbyllje është bërë një punonjëse e Gjendjes Civile, e cila ka rezultuar e infektuar me COVID-19, pas kryerjes së testit, ndërkohë si masë preventive edhe punonjësit e tjerë, do të testohen për të parë nëse kanë probleme.
Afati 14-ditor ka të bëjë me masat karantenizuese për rastet e tilla, ndërkohë shërbimi për qytetarët do të mund të jepet rregullisht online ose zyrat e përcaktuara.
Kërkohet mirëkuptimi nga qytetarët për situatën dhe apelohet që për mbrojtjen e shëndetit të të gjithëve, të kontribuojmë të gjithë, duke zbatuara masat mbrojtëse.
Top Channel