“Mbroni interesat e shtetit, kundrejt çdo shkelësi ligjor”, kreu i KLP porosi drejtuesve të prokurorive në rrethe

16/07/2020 18:54

Gjatë ditës së sotme, kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, z. Gent Ibrahimi, ka zhvilluar një tjetër takim me drejtuesit e prokurorive të rretheve. Në kuadër të bashkëpunimit me prokuroritë e vendit, ai është njohur nga afër me problematikat e prokurorisë së rretheve Lushnje dhe Berat.

Drejtuesit e prokurorive z. Arben Dyla dhe znj. Eloida Goxhi, në respektim edhe të masave të ndërmarra në parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19, kanë prezantuar situatën aktuale të prokurorive që drejtojnë. Me propozim të z. Ibrahimi është dakordësuar edhe për një bashkëpunim më të ngushtë mes prokurorive dhe Këshillit.

Kryetari i Këshillit theksoi rëndësinë e përmirësimit të imazhit të prokurorëve dhe sistemit të drejtësisë në media dhe rritjen e besimit ndaj publikut. Ai ftoi prokurorët në një ndërveprim më të gjerë edhe në institucionalizimin e Këshilltarit të Etikës, si një ndërlidhës efecient mes prokurorëve dhe Këshillit.

Ndër të tjera, në takim u diskutua edhe rëndësia e shtimit të numrit të Oficerëve të Policisë Gjyqësore, të atashuar pranë zyrave të prokurorive.

Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë siguroi prokurorët për një mbështetje të pakushtëzuar të interesave dhe nevojave të tyre për sa kohë që edhe ata do të përmbushin detyrat dhe të kenë parasysh betimin që kanë bërë kur janë emëruar në detyrat e tyre se do i shërbejnë interesit publik, shtetit ligjor dhe do të mbrojnë interesat e shtetit, kundrejt çdo shkelësi ligjor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA