“Jam ‘ngopur’ me këtë jetë, s’ kam më dëshirë për të dalë”, ç’i ndodhi Arit?
16/07/2020 21:25
I ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ishte ish-banori i Big Brother Albania, Ajan Bakalli.
I pyetur nga Bieta në lidhje me argëtimin dhe të dalat me shoqërinë, Arjani u përgjigj se nuk e inspiron më ajo gjë dhe shpesh preferon që të qëndrojë në shtëpi. U shpreh se për të i gjithë ky realitet që ndodhemi është ezauruar dhe pret që të gjendet përpara një realiteti të ri.
Ndërsa një gjë që nuk bëhet monotone për Arjanin, është tenisi, për të cilën thotë se gjithmonë e dërgon nëpër realitete të reja.
Top Channel