Policia ka reaguar për operacionin që po zhvillohet nga Delta Force, Roja Bregdetare Vlorë dhe Guardia di Finanza në ndjekje të një gomone të dyshimtë me dy persona në bord.
Policia Kufitare Vlorë njofton se në bashkëpunim me shërbimet e DVP Vlorë, Delta Force, Roja Bregdetare Vlorë dhe Guardia di Finanza, që prej orës 07:00 të mëngjesit të sotëm, kanë pikasur një mjet lundures tip gomone, i cili kryente lëvizje të dyshimta në afërsi të ishullit të Sazanit dhe aktualisht vijon operacioni për ndalimin e saj.
Dyshimet e para janë se mjeti tip gomone që po ndiqet të ketë ardhur nga Italia në territorin e ujërave shqiptare.
Vlorë/Informacion paraprak
Shërbimeve Policore Vlorë, në orët e para të mëngjesit të sotëm janë vënë në ndjekie të një mjeti lundures të dyshimtë.
Konkretisht, Policia Kufitare Vlorë në bashkëpunim me shërbimet e DVP Vlorë, Delta Force, Roja Bregdetare Vlorë dhe Guardia di Finanza, që prej orës 07:00 të mëngjesit të sotëm, kanë pikasur një mjet lundures tip gomone, i cili kryente lëvizje të dyshimta në afërsi të ishullit të Sazanit.
Vijon kontrolli i zonës përreth me qëllim konstatimin dhe bllokimin e mjetit lundrues.
Top Channel