Në vendin tonë aktualisht janë 1560 persona aktivë me Covid-19.

Që nga fillimi i epidemisë e deri më tani, Ministria e Shëndetësisë ka kryer 33.750 testime. E ndërsa numri i të prekurve po rritet çdo ditë e më shumë, kërkesa për të bërë tampona është në rritje.

Për momentin në Shqipëri testimet antiCovid bëhen vetëm nga specialistët e ISHP-së, edhe pse shumë klinika private kanë laboratorët e duhur për të bërë tamponin, ata e kanë të ndaluar me ligj t’i vendosin ata në punë.

Po qytetarët çfarë mendojnë, a duhet klinikat privatë të bëjnë tamponin për Covid-19?

“Tamponi duhet të bëhet edhe në privat, kështu puna ecën më shpejt. Të bëhen në privat, ata që shkojnë jashtë shtetit janë për qejf, të  shkojnë ta paguajnë. Çfarë ka Kosova më shumë sesa ne, ne duhet të ishim para atyre”, shprehen disa qytetarë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA