Përplasja në Këshill mes avokatit të Ballukut dhe kreut të SPAK. USB-ja me 16 mijë faqe prova, kushti që duhet të plotësojnë deputetët
Më 26 nëntor të vitit të shkuar, Ardjanit ashtu si edhe shumë qytetarëve të tjerë iu duk sikur iu përmbys bota kur tërmeti i fortë ia bëri shtëpinë të pabanueshme.
Sot iu desh të ndahej përfundimisht nga banesa e tij e vjetër në Farkë dhe do të ndjekë rindërtimin e saj.
Lajmin e dha vetë kryebashkiaku Erion Veliaj i cili ka publikuar pamjet nga fillimi i punës për rindërtimin e banesës së dëmtuar në nëntor.
“Shtëpia e familjes Allaraj është një ndër 200 banesat individuale në grupin e parë që do të rindërtojmë me ndihmën e qeverisë. Tirana ngrihet BASHKË! Forca”, thekson Veliaj në mesazhin e tij.
Krahas rindërtimit të rreth 800 shtëpive nga e para, Bashkia e Tiranës ka marrë përsipër dhe rindërtimin e disa pallatave të dëmtuar si dhe ka filluar dhënien e dëmshpërblimeve të plota për mijëra familje që pësuan dëme më të lehta.
Top Channel