Bimë narkotike/ Kapet 36-vjeçari në Shkodër, procedohet edhe kryetari i njësisë administrative

15/07/2020 14:39

Është kapur dhe ndaluar një shtetas i shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike, si dhe është proceduar në gjendje të lirë kryetari i Njësisë Administrative Guri i Zi në Shkodër.

Në kuadër të operacionit policor “Mazrek 2020” u bë ndalimi i shtetasit në kërkim P.N., 36 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Shkodër.

Ndalimi i tij u bë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”. Nga veprimet hetimore ka rezultuar që ky shtetas, në fshatin Mazrek, lagjja “Geraj”, Njësia Admininistrative Gur i Zi, ka kultivuar fidanë narkotike në një sipërfaqe toke pyjore.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë, shtetasi Pjerin Marku, 31 vjeç, me detyrë kryetar i Njësisë Administrative Guri i Zi, për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Shpërdorim detyre”.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA