Vonesat me tenderat e bashkive/ Pas bllokimit prej Covid-it, procedurat zgjasin me muaj

14/07/2020 12:27

Akti normativ i qeverisë për situatën me Covid, prodhoi një gjendje të pjesshme të jashtëzakonshme me një pasojë shumë të fortë për bashkitë.

Akti normative ndalonte zhvillimin e tenderave nga këto bashki duke futur në paralizë totale të gjitha investimet e si pasojë më pak ndryshim për mijëra qytetarë.

Me një urdhër të brendshëm të ministres së financave bashkitë lejoheshin të shpallnin tendera vetëm për shërbimet emergjente.

Tashmë që afati gjendje së jashtëzakonshme ka përfunduar më 23 Qershor, bashkitë lejohen të hartojnë e ti propozojnë Agjencisë së Prokurimit Publik tendera në mënyrë normale. Megjithatë kjo nuk e ndryshon shumë situatën dhe shtuar shërbimet ndaj qytetarëve, për shkak se nëse pushteti vendor ka nisur tashmë të bëjë prokurimet për investime, procedurat zgjasin disa muaj nëpër institucione që në shumë raste punojnë me stafe të shkurtuara.

E gjithë kjo vonesë vendos në dyshim nisjen e punës pothuajse në të gjitha bashkitë të cilat vetëm në vjeshtë do kenë mundësi të realizojnë investimet që do të shtyhen për tu vijuar në vitin 2021, në një tjetër vit fiskal

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA