Një punonjës i Bashkisë Pogradec ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Kjo ka bërë që të izolohen edhe një pjesë e stafit në Drejtorinë e Mbrojtjes dhe Kontrollit të Territorit në këtë bashki. Nga ana tjetër po në Pogradec një tjetër rast është edhe një punonjëse e një banke të nivelit të dytë, bashkëshorti i të cilës pronar i një restoranti në Pogradec.
Ndërkohë, kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 451 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 96 raste pozitive.
2 qytetare nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen dhe vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv dhe situata paraqitet shumë serioze.
Aktualisht janë të shtruar 90 pacientë në spital, 10 pacientë janë në terapi intensive dhe 5 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë.
Top Channel