Ka reaguar Instituti i Shëndetit Publik pas deklaratës së ish-deputetit të Partisë Demokratrike, Bardh Spahia, i cili i bënte thirrje ministres Manastirliu që të merrte masa për kite të tjera testesh.
Në deklaratën e tij ISHP thotë se janë rreth 90 mijë teste të disponueshme për t’iu përgjigjur situatës së krijuar nga Covid-19.
Në përfundim të reagimit ISH- i bën thirrje PD-së që të mos bëjë politikë me situatën e COVID-19, por t’i bashkohen përpjekjeve për të rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve për respektimin e rregullave të distancimit fizik, vendosjes së maskës dhe ruajtjes së higjienës.
Deklarata
“Instituti I Shëndetit Publik vijon të jetë 24 orë në 7 ditë të javës në përgjigje të nevojave nga I gjithë vendi për testimet në kohë të qytetarëve të dyshuar, sipas hetimit epidemiologjik që kryhet në terren nga epidemiologët.
Aktualisht kemi rreth 90 mijë teste në dispozicion dhe laboratori I ISHP vijon të furnizohet pa ndërprerje. Stafi i ISHP-së po punon 24 orë pa ndërprerje që nga fillimi i epidemisë, për të nxjerrë sa më shpejt në kohë përgjigjet për të gjitha rastet e dyshura si të prekur nga Covid19.
I
bëjmë thirrje PD dhe çdo force politike, të mos bëjnë politikë me Covid19 dhe të mos cënojnë punën e një ekipi të tërë të shëndetësisë, që janë në krye te detyrës për përballimin e situatës, por t’I bashkohen përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve për respektimin e rregullave të distancimit fizik, vendosjes së maskës dhe ruajtjes së higjienës”.
Top Channel