Mosmarrje e masave për situatën nga covid dhe të tjera, pezullohet nga detyra shefi i komisariatit të Lezhës

14/07/2020 18:26

Shefi i komisariatit të Lezhës Nik Nikolli është pezulluar nga detyra.

Sipas burimeve bëhet me dije se pezullimi i tij ka ardhur për mosmarrje të masave për situatën e krijuar nga covid 19, për sezonin turistik por edhe se në zonën e Kashnjetit në Lezhë janë gjetur të mbjella bimë narkotike.

Nikolla e mori detyrën në Lezhë në shkurt të këtij viti, ndërsa më parë ka qenë shefi i Komisariatit të Tropojës dhe kreu i policisë së Laçit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA