Reagon OBSH-ja: Respektoni masat, përndryshe virusi do të përkeqësohet dhe përkeqësohet…

13/07/2020 21:59

Organizata Botërore e Shëndetit, ka paralajmëruar që pandemia e COVID-19, do të përkeqësohet akoma në shumë nëse qytetarët nuk ndjekin masat e vendosura për minimizimin e përhapjes.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, bëri paralajmërimin gjatë një konferencë virtuale nga selia në Gjenevë.

“Më lejoni t’ua rikujtoj. Shumë vende janë duke ndjekur një rrugë të gabuar. Virusi ende mbetet armiku kryesor. Nëse nuk ndiqen rregullat e thëna,
ky virus do të përkeqësohet dhe keqësohet dhe keqësohet”, u shpreh Ghebreyesus.

Ndër masat kryesore të frenimit të infeksionit janë cilësuar, mbajtja e maskave në ambiente të mbyllura, ruajtja e distancës prej të paktën një metër dhe të dezinfektimi sistematik i duarve.

Pandemia e koronavirusit të ri është ende në një fazë të avancuar. Ditën e sotme në vendin tonë u raportuan shifra rekord të infektuarish, plot 117 raste, ndërsa numri total i vdekjeve si pasojë e sëmundjes ka arritur në 95. Sakaq, në të gjithë botën janë regjistruar 13,141,440 të infektuar ndërsa 573,349, të tjerë janë shpallur të vdekur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA